Tiranë/ Rrjedhja e gazit në shkollë, procedohen në gjendje të lirë 2 personat që vunë në funksionim sistemin e kaldajës pa miratim

21/01/2021 10:31
Shkolla ku pati rrjedhje gazi

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Është vendosur të procedohen në gjendje të lirë dy personat e moshës 34 dhe 36 vjeç, të cilët vunë në funksionim sistemin e kaldajës me gaz në ambientet e një shkolle jopublike në rrugën “Don Bosko” pa marrë miratimin e Inspektoratit Shtetëror Teknik e Industrial. Për shkak të kësaj ngjarje, ditën e djeshme u helmuan nga gazi 6 nxënës, të cilët u dërguan me urgjencë në spital dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mes të arrestuarve përfshihet edhe një 26-vjeçar, i cili u kap me dorezë metalike në automjetin e tij tip “Benz”. Ndërsa 20-vjeçari u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Dy persona të tjerë u arrestuan pasi po drejtonin mjetet në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Q. M., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Benz”, u gjet dhe u sekuestrua një dorezë metalike (përforcues grushti) që plotëson kushtet e armës së ftohtë. 

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E.A., 20 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

H.V., 55 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.73 mg/l ;

S.Z., 33 vjeç, pasi ka aksidentuar një mjet dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Gjithashtu është arrestuar dhe shtetasi E. P., 23 vjeç, pasi ka ndihmuar shtetasin S. Z., duke i larguar mjetin e tij nga vendi i ngjarjes me një karrotrec dhe ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit së policisë gjyqësore duke e mohuar këtë fakt;

D.F., 66 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur;

-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. S., 34 vjeç dhe E. D., 36 vjeç, pasi në rrugën “Don Bosko”, në ambientet e një shkolle jopublike, këta shtetas kanë vënë në funksionim sistemin e kaldajës me gaz, pa marrë më parë miratimin e Inspektoratit Shtetëror Teknik e Industrial dhe si rrjedhojë e rrjedhjes së gazit nga depozita e gazit të sistemin të ngrohjes, 6 nxënës të kësaj shkolle kanë patur probleme shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA