Stuhia ‘Christoph’ në Britani/ Anglia dhe Uellsi nën alarm për përmbytje

21/01/2021 20:55

Dhjetëra paralajmërime për përmbytje janë lëshuar në Anglinë veriore dhe në Uells, pasi stuhia Christoph ka sjellë mbi rajon shira të rrëmbyeshëm duke bërë që rreth 2 mijë njerëz të braktisin shtëpitë e tyre.

Shumë njerëz në zonat përreth Mancesterit dhe Uellsit verior kanë parë dëme në prona për shkak të përmbytjeve të rënda. Të enjten, pesë paralajmërime për përmbytje të rënda ishin në fuqi, tre prej tyre në Angli dhe dy në Uells me zyrtarët që flasin për rrezik për jetën e banorëve.

Vetë kryeministri Boris Johnson ka vizituar zonat e prekura dhe ka lëvduar skuadrat e emergjencave për punën e bërë.

Meteorologët kanë parashikuar ndërkohë mot më të ftohtë dhe me më pak lagështi pas të enjtes, ndërkohë që stuhia Christoph fillon të largohet. Sidoqoftë, paralajmërimet e motit janë ende në fuqi për disa pjesë të Skocisë veriore ku priten reshje shiu, bore dhe acar.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA