Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi organizoi një takim me fitues të Olimpiadës Kombëtare të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

“Fort e lumtur të takoja sot disa prej fituesve të Olimpiadës Kombëtare të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në vitin shkollor 2019-2020, të cilëve u shpërndamë certifikata dhe i falënderuam për përkushtimin e treguar gjatë një viti jo të lehtë”- është shprehur Znj. Kushi në postimin e saj.

Ministrja u shpreh se Gjuha Shqipe, përveçse pjesë e pandarë e identitetit kombëtar, është një nga shtyllat e patundshme të arsimit tonë, dhe si e tillë ne i japim rëndësi të jashtëzakonshme.

Ajo shtoi gjithashtu se secilin prej këtyre nxënësve fitues e konsideron si një burim të pastër frymëzimi që reflektojnë energji pozitive dhe janë burim motivimi për punën e përditshme të punonjësve të ministrisë dhe të gjitha institucioneve të tjera të arsimit.

Ministrja ka falënderuar të gjithë këta nxënës të përkushtuar që ishin prezent në këtë aktivitet, si dhe u ka uruar sukses edhe fituesve të tjerë që për shkak të kushteve të pandemisë nuk u bë e mundur që të ishin të pranishëm në këtë aktivitet simbolik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA