Makina aksidenton 62-vjeçarin/ Dërgohet me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

21/01/2021 13:31
Foto ilustruese

Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Çermë-Divjakë, ku automjeti me drejtues shtetasin B. L., ka përplasur një motoçikletë.

Si pasojë e kësaj përplasje është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjes dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe njofton se është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit,, si dhe po kryhen hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Divjakë/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:50, në aksin rrugor Çermë-Divjakë, shtetasi B. L., 64 vjeç, banues në Çermë, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Audi” është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin L. M., 62 vjeç, banues në Sulzotaj, Divjakë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit, shtetasi B. L., dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel