Furnizimi me vaksina për Ballkanin Perëndimor do të jetë një nga temat e diskutimit të liderëve të BE në takimin e ditës së sotme, njoftojnë nga Brukseli.

“Ne duhet të flasim për bashkëpunimin me vendet e treta në lidhje me vaksinat që duhet të trajtohen si një e mirë publike globale. Ne do të shohim se si mund t’i ndihmojmë partnerët tanë fqinjë dhe më gjerë “, tha presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Në një letër ftesë drejtuar udhëheqësve të vendeve anëtare të BE, në prag të konferencës video të planifikuar për të enjten në 18:00, Charles Michel shprehet se fushata e vaksinimit brenda BE do të diskutohet gjithashtu në takim.

“Përshpejtimi i vaksinimit në të gjithë BE është përparësia jonë absolute”, tha ai.

Michel po ashtu njoftoi se do të ketë bisedime mbi certifikatat e vaksinimit.

“Ne do të diskutojmë për përshtatshmërinë e një qasjeje të përbashkët për certifikimin, si dhe, nëse është e nevojshme, rrethanat nën të cilat mund të përdoren certifikata të tilla”, tha ai.

Presidenti i Këshillit Evropian vlerëson se situata aktuale me infeksionin COVID-19 në Evropë kërkon vëmendjen më të madhe.

Ai bën thirrje për testime dhe monitorime të gjera të kontakteve, përveç fillimit të vaksinimit, por edhe për lëvizjet ndërkufitare brenda BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA