Ish-presidenti 74-vjeçar Bill Clinton, duket se e zë gjumi gjatë ceremonisë së inaugurimit (fotot)

21/01/2021 15:38

Teksa mediat analizojnë pamjet e ceremonisë së djeshme të inaugurimit të presidentit të ri të SHBA, Joe Biden, disa prej tyre raportojnë se ish-presidenti Bill Clinton nuk mbante dot sytë hapur dje në Capitol, në pamjet që janë bërë virale në internet.

Sytë e Clinton qëndruan shumicën e kohës mbyllur teksa Biden dha fjalimin e parë presidencial, pas betimit që u bë 10 minuta para afatit, në orën lokale 11.50.

Momenti ishte kapur nga dhjetra kamera të agjencive të lajmeve dhe shikuesit shikim-mprehtë nuk vonuan tallen në rrjetet sociale.

74 vjeçari Clinton, i ulur pranë gruas së tij Hillary dhe ish-zëvendës-presidentit Mike Pence, po dëgjonin fjalimin e presidentit Biden, kur u pa se nuk rrinte dot zgjuar.

Disa komentues justifikonin atë me faktin se Clinton ka marrë pjesë në të paktën gjashtë ceremoni inaugurimi presidencial, duke përfshirë dhe atë të George W. Bush që i zuri vendin në 2001.

Ceremonia e djeshme ishte ndryshe nga ceremonitë e tjera të betimit të presidentit pasi në të morën pjesë vetëm 1,000 njerëz të zgjedhur.

FOTO GALERI
1/5
Bill Clinton nuk mbante dot sytë hapur dje në Capitol, në pamjet që janë bërë virale në internet.

Top Channel