Durrës/ 50-vjeçari i dehur përfundon në urgjencë, vetëhidhet nga tarraca e katit të dytë

21/01/2021 08:40
Foto ilustruese

Një 50-vjeçar në Durrës ka përfunduar në urgjencë pasi u vetëhodh nga tarraca e katit të dytë të banesës së tij.

Forcat blu bëjnë me dije se ishte në gjendje të dehur, ndërsa aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.01.2021, në urgjencën e spitalit rajonal Durrës ka shkuar i lënduar shtetasi A. M., 50 vjeç, banues në Durrës. Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur është vetëhedhur nga tarraca e katit të dytë të banesës së tij. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA