Drejtësia për ’21 Janarin’, Rama: Ata që sakatuan të drejtën e familjarëve të 21 Janarit, nuk do ia hedhin me Vetting

21/01/2021 11:32

Kryeministri Edi Rama në konferencën për shpalljen “Dëshmorë të Atdheut” 4 të vrarët në protestën e 21 janarit ka paralajmëruar se gjyqtarët që sipas tij kanë mbajtur peng drejtësinë për 21 Janarin do të vihen para përgjegjësisë.

Rama shtoi se edhe sot që flasim e drejta trajtohet si mall në shumë çështje pasi gjyqtarët dhe prokurorët të cilët janë pjesë e atij llumi.

“Hapjen e kutisë së Pandorës. Hapja e pusetës së mbyllur hermetikisht të gjithë llumin. E nesërmja nuk ka diskutim që do ta vulosë si një rol historik gjithcka që ne kemi bërë dhe po bëjmë që kur kemi hapur pastrimin e Drejtësisë. Ndihem mirë se ne nuk kemi pasur mundësi që të bëjmë më shumë por kemi bërë cfarë kemi mundur për të mos lënë vetëm familjarët dhe mbi të gjitha fëmijët e të rënëve më 21 janar. Na jep një lehtësim të nevojshëm për të qenë përpara kujtimit të tyre, jo me kokën ulur. Nuk jemi ende me kokën lart për derisa ky proces nuk ka përfunduar dhe ka ende llum për të pastruar. Dhe për sa kohë ata nuk kanë dhënë llogari. Por patjetër që mund t’i shohim në sy dhe na është dashur të bëjmë dhe do bëjmë. Sot ne u dorëzojmë familjeve simbolin e “Dëshmorit të Atdheut”. Jam i bindur që prania e këtij simboli në këto 4 shtëpi do të jetë një pikë e dukshme referimi kur të mendojnë prindërit e tyre. Drejtësia do ta bëjë të sajën. Dhe ata që i vranë për herë të dytë dhe i vranë në bashkëpunim me palë të treta të veshur nën togën e zezë do përgjigjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA