‘Do përgjigjen para drejtësisë’ Rama: Togat e zeza të angazhuar për referendum kundër qeverisë më 25 Prill…
21/01/2021 11:38
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ata persona që sipas tij janë angazhuar për të bërë 25 Prillin referendum kundër qeverisë së tij do të marrin atë që u takon.
“Si të gjithë ata prokurorë e gjykatës që janë angazhuar fort që të bëjnë 25 prillin një referendum. Bashkë më kryetarin e Referendumit. Por këtu nuk është koha. Urim që kujtimi i tyre të jetë i përjetshëm. “
Më tej Rama ka thënë se kësaj qeverie i takojnë meritat për hapjen e kutisë pandorës dhe pusetave të mbyllura hermetikisht në Drejtësi.
Ai u shtoi se sot nuk është me kokën lart për sa kohë ky proces nuk ka përfunduar, por theksoi se mund t’i shohë në sy familjarët e katër viktimave të cilëve i ka qëndruar pranë për çdo nevojë.
Top Channel