SHBA- Gjykata Supreme thuhet se po evakuohet për shkak të një kërcënimi me bombë, ndërsa Uashingtoni përgatitet për përurimin e Joe Biden si President.

Një reporter i CNN vuri në dukje një prani të rritur të Gardës Kombëtare pasi u raportua kërcënimi:

“Gjykata e Lartë po evakuohet për shkak të një kërcënimi për bombë. Rritja e pranisë së Gardës Kombëtare në momentet e fundit. Gjykata ishte e mbyllur për publikun për shkak të Covid.” shkruan ai.

Sot pritet të ketë 25,000 trupa të Gardës Kombëtare në DC për të siguruar sigurinë e inaugurimit. Shqetësimet e sigurisë rreth inaugurimit janë intensifikuar që nga sulmi i dhunshëm ndaj Kapitolit në fillim të këtij muaji.

Top Channel