Orët e fundit në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump fal ish-këshilltarin Steve Bannon dhe 70 persona të tjerë

20/01/2021 07:35

Në orët e fundit të qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka falur ish-këshilltarin e tij Steve Bannon dhe 70 persona të tjerë.

Njoftimi u bë publik vetëm pak orë para se të inaugurohet presidenti i 46, Joe Biden. Falja shpall edhe për reperët Lil Wayne dhe Kodak Black. Gjithashtu u fal edhe ish-kryetari i Detroit, Kwame Kilpatrick.

Steve Bannon ka qenë këshilltari kreysor i Donald Trump në fushatën e vitit 2016 dhe u akuzua për mashtrim vitin e kaluar për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e murit mes Meksikës dhe SHBA-së.

Prokurorët thanë se Bannon dhe tre të tjerë mashtruan qindra mijëra donatorë në lidhje me fushatën “Ne Ndërtojmë Murin” e cila mblodhi 25 milion dollarë (18 milion).

Thuhej se ish-këshilltari i Trump ka marrë më shumë se 1 milion dollarë, të paktën disa prej të cilave i ka përdorur për të mbuluar shpenzimet personale, akuza që ai i ka mohuar.

Top Channel