Presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden hyri në Shtëpinë e Bardhë bashkë me bashkëshorten e tij, Jill.

Ndryshe nga sa kishte ndodhur në historinë e SHBA-së, presidenti i ri nuk është pritur nga ai në largim, kjo pasi Donald Trump zgjodhi që të mos ishte në ceremoninë e inaugurimit.

Joe Biden është zyrtarisht Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Demokrati Joe Biden u inaugurua dhe u betua këtë të mërkurën si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Kamla Harris po ashtu bëri betimin si zv. presidente.

“Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Kjo është dita e Amerikës. Kjo është dita e demokracisë. Një ditë e historisë dhe shpresës”, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, pasi bëri betimin në platformën e Kongresit Amerikan.

78-vjeçari është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën. Ai i ka fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, 2020, kundrejt presidentit të deritanishëm, Donald Trump, ndërsa Kongresi e miratoi  fitoren e tij më 6 janar.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel