Pas vrasjes së Santos, njeriu i Taçit: Gjokë Tushaj, është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen. Ai ka deklaruar se ditën e krimit ka qenë në banesën e tij në Lezhë dhe në karburantin që posedon në Reps. Në mesditë, ai thotë se ka shkuar në Rinas. Nga aty është nisur për në Greqi, Austri dhe Gjermani. Kjo dëshmi mbështetet nga miku I tij Ergi Ferhati, djali I Tushës, Bledari dhe nipi I tij Besniku. Por, ka disa detaje mjaft të dyshimta që u kanë rënë në sy hetuesve.
“Është bërë verifikim në sistemin TIMS nga i cili rezulton se shtetasi Gjergj (Gjokë) Tushaj nuk ka dalë nga Shqipëria nëpërmjet aeroportit të RInasit dhe që prej datës 26.05.2014 ai rezulton zyrtarisht brenda territorit të republikës së Shqipërisë. Po ashtu, është bërë përplasje me mjete M.GJ.T. midis shtetasve Bledar dhe Besnik Tushaj ku gjatë bisedës Bledari I ka kërkuar Besnikut që të tregojë në polici se babi I tij Gjoka ka ikur më datë 26.06.2014 për në shtetin grek përmes aeroportit të Rinasit”.
Pra, përgjimi mes djemve ka treguar se Gjoka u ka rrëfyer më parë se cfarë duhet tu thonë prokurorëve. Pavarësisht dyshimeve, nuk ka të dhëna që Tushaj të ketë qenë në Tiranë ditën e vrasjes së Santos. Me përgjimet që ngritën dyshime, prokurorët vendosën të kryejnë ekspertime kimike në duart e kushërinjve Bledar dhe Besnik Tushaj. Rezultatet treguan se nuk janë evidentuar mikrogrimca unike nga ato që mbeten nga qitja me armë zjarri.
Emisionin e plotë
Top Channel