Rrjeti i trafikimit Brazil-Spanjë/ Sekuestrohen mbi dy ton kokainë të fshehur në qymyr (Fotot)

19/01/2021 18:15
Kokaina e sekuestruar

Mbi dy ton kokainë janë sekuestruar në Spanjë dhe u arrestuan 12 persona të dyshuar të përfshirë në një rrjet të trafikimit të drogës nga Paraguai dhe Brazili.

Sipas CNN, autoritetet hetuan rrjetin dhe anëtarët ishin përpjekur të mbulonin gjurmët e tyre duke ngritur biznese të ligjshme për më shumë se një vit, bazuar në deklaratën e policisë kombëtare të Spanjës.

Hetimi arriti kulmin në arrestimet dhe kapjen e 2.28 tonëve të fshehura në një ngarkesë prej 44 tonësh qymyr në portin e Algeciras në Spanjën Jugore.

Kokaina e sekuestruar

Në fillim të vitit 2020, policia identifikoi anëtarët e organizatës me seli në provincat e Murcias dhe Seviljes, të cilët po ndërtonin një biznes me sa duket të ligjshëm duke importuar dhjetëra kontejnerë me qymyr nga Amerika e Jugut në portin e Barcelonës.

Megjithatë, ndërlikimet për shkak të çështjeve të magazinimit dhe pandemisë së koronavirusit, bënë që grupi të zhvendosë operacionet e tyre në portin e Algeciras në Spanjën jugore në mes të muajit prill.

Policia ‘bashkoi’ strukturën e rrjetit, që përfshinte dy familje me anëtarë kryesorë në Brazil dhe Paraguai, që koordinonin dërgesat e kokainës, derisa të tjerët në Sevilje krijuan biznese që duket se ishin  për importin e qymyrit, orizit ose edhe produkte mjekësore.

Top Channel