Fotoja e Maliq Torrës, mësuesit nga Mokra e Pogradecit që mbante shkarpa në duar teksa shkonte për të dhënë mësim, u bë virale në rrjet.
Pjesë e “Ftesë në 5”me Bieta Sulon përmes një lidhje Skype, mësues Maliqi tregoi se në fakt nuk e kishte pritur që një foto aq e zakonshme të kthehej në lajmin e ditës.
Sipas tij, fotoja është politizuar, pasi në shkollën ku ai jep mësim nuk ka mungesa të drurit.
“Këto nuk janë dru, po keqinterpretmi që merr fjala dru. Drutë janë tjetër gjë dhe degat për të ndezur zjarrin janë tjetër gjë. Nëse do kishte mungesë të furnizimit me dru, unë nuk do hezitoja ta denoncoja. Ne kemi dru për sivjet e për mot.
Degët janë thjesht për të ndihmuar zjarrin dhe unë këtë e bëj gjithnjë, jo vetëm këto ditët e ftohta”, tha ndër të tjera ai.
Top Channel