Konflikti në Lindjen e Mesme/ Pas mbylljes së ambasadave në Arabinë Saudite dhe Kuvajt, SHBA mbyll edhe atë në Bejrut
Brazili një prej vendeve të goditura më rëndë nga pandemia, ka nisur vaksinimin duke filluar me stafin mjekësor. E para që mori vaksinën anti-Covid u bë Monica Calazans, një infermiere 54-vjeçare në San Paulo.
Autoritetet braziliane janë duke përdorur vaksinën kineze Sinovac.Rregullatori shëndetësor në këtë vend, Anvisa, i ka dhënë dritën e gjelbër edhe vaksinës Oxford-AstraZeneca. Me mbi 8.4 milionë njerëz të infektuar me koronavirus, Brazili është vendi i tretë më i prekur në botë, ndërsa ka dhe numrin më të lartë të viktimave, pas SHBA-së: mbi 209,000.
Autoritetet raportuan 551 viktima të dielën – hera e parë në gjashtë ditë që kjo shifër nuk arrin në 1,000. Presidenti Jair Bolsonaro, i cili e ka minimizuar pandeminë nga fillimi, po përballet me kritika në rritje për trajtimin e sëmundjes. Pakënaqësia shpërtheu hapur në formën e disa protestave anti-qeveritare të mbajtura këto ditë. Si kundërshtar i masave të izolimit, Bolsonaro ka fajësuar guvernatorët e shteteve dhe kryetarët e bashkive për krizën, ndërsa pretendon se qeveria federale i ka siguruar të gjitha burimet e nevojshme për të luftuar virusin.
Top Channel