Foto/ A po paralajmëron një projekt të ri? Postimi i Drake me flamurin shqiptar dhe frazën që po komentohet kudo
Publiku, pasi ka parë ngjarjen, mund të votojë për të vendosur nëse Gloria duhet të largohet apo të vazhdojë të jetë pjesë e programit.
Gjatë javës ,në momentin e provave, Gloria akuzon Marinelën se po e shan nga një faqe që ka hapur për këtë qëllim. Një pjesë nga debati midis vajzave:
Marinela- Nuk të kam bërë diçka që ti të lëndohesh…
Gloria- Unë të pashë, mesazhi erdhi te telefoni jot.
Marinela- Merre, bëj çfarë të duash me telefonin tim!
Gloria kontrollon celularin e Marinelës, dhe pasi nuk gjen gjë pretendon se Marinela i ka fshirë mesazhet.
Debati midis vajzave ka vazhduar edhe sot, gjatë spektaklit.
Gloria- I kërkoj falje publikut që pa këtë xhirim!
Marinela- Unë u përpoqa të rrija e qetë dhe të kuptoja për çfarë po më akuzonte.
Gloria- Ti e di shumë mirë ç’ke bërë.
Marinela- Nuk ka ardhur të sqarojë dhe as të më kërkojë falje. Këto që bën i ka nga mosha, është adoleshente dhe nuk mendon gjatë.
Gloria- Unë ty nuk kam pse të kërkoj falje!
Graciono Tagani ishte i pranishëm gjatë debatit dhe thotë se është ngritur toni i zërit më shumë, ka pasur ofendime më të rënda se ato që u transmetuan.
Produksioni vendosi që të mos e penalizojë Glorian me përjashtim por e shpalli të nominuar. Ju mund të votoni nëse doni qëndrimin apo largimin e Glorias.
Top Channel