“Just dance”, nisin debatet e ashpra mes konkurentëve, kritikoi kolegen pasi pretendonte që e ofendonte nga faqe false,  Gloria “ndëshkohet” me nominim

17/01/2021 18:03

Publiku, pasi ka parë ngjarjen, mund të votojë për të vendosur nëse Gloria duhet të largohet apo të vazhdojë të jetë pjesë e programit.

Gjatë javës ,në momentin e provave, Gloria akuzon Marinelën se po e shan nga një faqe që ka hapur për këtë qëllim. Një pjesë nga debati midis vajzave:

Marinela- Nuk të kam bërë diçka që ti të lëndohesh…

Gloria- Unë të pashë, mesazhi erdhi te telefoni jot.

Marinela- Merre, bëj çfarë të duash me telefonin tim!

Gloria kontrollon celularin e Marinelës, dhe pasi nuk gjen gjë pretendon se Marinela i ka fshirë mesazhet.

Debati midis vajzave ka vazhduar edhe sot, gjatë spektaklit.

Gloria- I kërkoj falje publikut që pa këtë xhirim!

Marinela- Unë u përpoqa të rrija e qetë dhe të kuptoja për çfarë po më akuzonte.

Gloria- Ti e di shumë mirë ç’ke bërë.

Marinela- Nuk ka ardhur të sqarojë dhe as të më kërkojë falje. Këto që bën i ka nga mosha, është adoleshente dhe nuk mendon gjatë.

Gloria- Unë ty nuk kam pse të kërkoj falje!

Graciono Tagani ishte i pranishëm gjatë debatit dhe thotë se është ngritur toni i zërit më shumë, ka pasur ofendime më të rënda se ato që u transmetuan.

Produksioni vendosi që të mos e penalizojë Glorian me përjashtim por e shpalli të nominuar. Ju mund të votoni nëse doni qëndrimin apo largimin e Glorias.

 

 

FOTO GALERI
2/8

Top Channel