Gjatë gjithë natës, në qarkun e Korçës kanë vijuan reshjet e dëborës me intensitet të lartë, të shoqëruara dhe me erëra të forta në zonat malore.

Trashësia e dëborës ka arritur në 8 cm dhe në zonat malore deri në 20 cm, me temperaturën që shënon -6 gradë.

Në orët e para të paradites, edhe pse është punuar me shpërndarjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese kalimi i automjeteve në akset rrugore rekomandohet me zinxhirë ose goma dimërore.

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar edhe probleme në furnizimin me energji. Ka pasur mungesë të energjisë në Njësinë Administrative Proptisht dhe si pasojë kanë mbetur pa energji elektrike 11 fshatra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA