Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut hedh poshtë mundësitë e një koalicioni pas zgjedhor me Partinë Socialiste.

I pyetur nëse do të jetë midis dy zgjedhjeve; të bashkohet me Ramën që të krijojë mazhorancën apo të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, nëse Partia Socialiste kërkon një mandat, Dule përgjigjet: “Me karakterin tim, absolutisht jo. Në çdo rast zgjedhjet janë politikisht të shëndetshme dhe do të ishin zgjedhja e duhur”.

PBDNJ do të jetë pjesë e koalicionit opozitar, me qëllimin e përbashkët rrëzimin e qeverisë “Rama 2”.

Kemi një vendimmarrje të përbashkët, e cila përfshin PD, LSI dhe gjithë forcat tona politike.

Marrëveshja thotë se synimi ynë është rrëzimi i kësaj qeverie ardhja në pushtet me një shumicë domethënëse në parlamentin e ardhshëm.

Lulzim Basha është kandidati ynë për kryeministër.

Të gjithë kemi kontribuar duke pasur për bosht programin e PD, me ngjyrimet tona partiake, që të japim një program që përfaqëson interesa të të gjitha palëve”, tha Basha.

Top Channel