Darka në restorantin e Nusretit/ Rama: Ishte një delegacion i madh pasi kemi arritur një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe

15/01/2021 00:10

Në pjesën e fundit në Open në Top Channel Rama foli edhe për darkën që një pjesë e ministrave të qeverisë zhvilluan në Dubani në restorantin e Nusretit, darkë e cila ka shkaktuar debate në opinionin publik.

“Ishte një delegacion i madh, ku kishte edhe media, edhe gazetarë. Udhëtimi i këtij delegacioni të madh ka qenë një darkë pune, pasi ne kemi arritur një marrëveshje me qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Videoja është filmuar nga vetë restoranti dhe është hedhur në Instagramin e vetë restorantit. Princi i Kurorës së Emiratave të Bashkuara Arabe është një njeri i jashtëzakonshëm. Ai do të investojë edhe për ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti. Ai ka investuar personalisht për ndërtimin e 2000 banesave”- tha Rama.

Top Channel