28/12 22:29
Spanja ditët e fundit është përballur me reshjet më të mëdha të dëborës në gjysmën e shekullit.
Stuhia e dëborës Filomena goditi rëndë kryeqytetin e Spanjës këto ditë të fundit duke shkaktuar një shtresë prej 70 cm dëborë. Stuhia filloi të enjten, 7 janar dhe përfundoi të dielën, më 10.
Fotografi spanjoll, Guido Gutierrez Ruiz ka ecur 73 kilometra në dëborë duke bërë 2,600 fotografi me telefon për të ‘kapur’ stuhinë që shembi Madridin.
Më poshtë do të shikoni disa prej pamjeve mahnitëse të Madridit të mbuluar nga dëbora.
Top Channel