Nëse të gjitha partitë e së djathtës bashkëpunojnë me njëra tjetrës dhe krijojnë një koalicion, e djathta mund të fitojë këto zgjedhje, thotë Fatmir Mediu.

Kryetari i Partisë Republikane shpjegoi skemën në Top Talk që sipas tij e bën të djathtën fituese të zgjedhjeve të 25 prillit.

Unë kërkoj që ne të hyjmë në vlerësim. Duhet pluralizëm politik. Bashkimi i forcave pluraliste në opozitë duhet të çojë në konkretizimin e rezultatit. Duhet përcaktuar raporti politik. Nuk ka ndonjë dallim se i kujt ështtë njëri kandidat dhe i kujt tjetri.

Këtu nuk është për të bërë pazar. Të gjitha votat e PR-së duhet të shkojnë në favor të koalicionit

Nëse zhvillohet në formë pazari, për të krijuar qoshe të ngrohta për secilin do të jetë një dëm i madh elektoral për opozitën. E them me bindje nisur nga eksperiencat, sidomos me zgjedhjet e 2017”, thotë Mediu.

Sipas tij, koalicioni i shërben së djathtës dhe jo Partisë Republikane. “Dalja më vete është në interes të PR-së sepse kam 26 kandidatë në garë, të cilët luftojnë me njëri tjetrin kush do të marrë më shumë vota, kurse me rastin e koalicionit pa dyshim zvogëlohet mundësia. Çështja është si të sjellim fitoren e së djathtës. Nuk është çështje e të dhënit dhe të marrit, është çështje e të bashkuarit për të fituar sa më shumë vota”.

Megjithatë, ai tregon se ka paraqitur qëndrimet e tij që thotë se do ta bëjnë të djathtën fituese.

Elementi i parë i vlerësimit të një koalicioni është pesha elektorale në çdo skaj të Shqipërisë, në çdo qark.

Dhe në bazë të kësaj peshe elektoriale, duke iu referuar zgjedhjeve të kaluara, qofshin këto lokale apo parlamentare, duke caktuar edhe projeksionin se ku janë partitë politike në çdo qark dhe kandidatët.

Elementi i dytë, kandidatët të konceptohen si kandidatë të koalicionit, në gjykim dhe mirëkuptim të përbashkët në mënyrë që të maksimalizojnë votat e të gjithë koalicionit. Mos të jenë thjesht njerëz që rendin për pozicionin e tyre në parlament, por të rendin që të shtohen votat e gjithë koalicionit, republikanë, agrarë e kështu me radhë.

E treta, efikasiteti i punës në pikëpamje të organzimit të këtyre institucioneve. Partia Republikane ka thënë që ne duam të fitojmë së bashku me Partinë Demokratike, duke vlerësuar në mënyrë reciproke peshën elektorale dhe kur të vijë koha për kandidatët të jemi të hapur që të përcaktojmë se kush janë kandidatët e duhur”.

Mediu thekson rëndësinë e transparencës brenda koalicionit dhe kandidatët e duhur të mbështeten nga të gjithë.

Top Channel