Spanja, 39 ndeshje radhazi pa humbje, De La Fuente: Sekreti? Ndeshja e radhës do të jetë sikur të jetë e fundit 27/09 13:10
Paris Saint Germain merr hak ndaj Olimpikut të Marsejës në “Trophée des Champions” (Superkupa), kur përballen fituesi i Ligue 1 me atë të Kupës së Frances.
Skuadra që tashmë drejtohet nga Pochettino siguroi trofenë e parë sezonal falë suksesit 2-1 në “Stade Bollaert-Delelis” të Lensit, ku për parizienët shënuan Mauro Icardi në pjesën e parë (39’) dhe Neymar me 11-metërsh pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Marseille arriti të hapte ndeshjen në minutën e 89-të me golin e Payet, por koha e mbetur në dispozicion për skuadrën e Vilas-Boas ishte e pamjaftueshme për të shënuar një gol të dytë.
Top Channel