Denaj: Rreth 1,000 biznese në Vlorë përfitojnë nga rritja e pragut të TVSH-së

13/01/2021 14:24

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë një vizite të zhvilluar në qytetin e Vlorës u ndal edhe në disa biznese ‘fast food’, që kanë përfituar së fundmi nga lehtësitë fiskale të përjashtimit të TVSH-së dhe Tatimit mbi Fitimin.

Eduardi, i zoti i një biznesi familjar, është një prej 1,000 subjekteve në Vlorë, që ka përfituar nga përjashtimi i TVSH-së nga data 1 Janar 2021.

Sipas ministres, janë 300 mijë lekë që tashmë nuk do t’i japi më shtetit, por i mbeten familjes së tij, si kursim dhe që mund t’i shpenzojë për të rritur biznesin apo për të punësuar akoma më shumë njerëz.

“Rëndësi ka që ju 300 mijë lekë të reja i fusni në llogarinë e biznesit dhe jo në buxhetin e shtetit. Qeveria shqiptare ka aprovuar disa skema nxitje të punësimit, ata persona që ju i keni larguar për arsye të lidhura me pandeminë, për një afat të caktuar kohor mund ti merrni në punë ku për gjysmën e kohës ja u subvencionon shteti. Pra, nëse ju keni një marrëdhënie kontraktuale dhe minimum 8 muaj punë, 4 muaj me pagë minimale ja u paguajmë ne. Kështu që, kompensojmë nëpërmjet tatim-fitimit 0, pragu i tvsh-së, nxitjes së skemës së punësimit u japim një kontribut të rëndësishëm për gati 90% bizneseve”, u shpreh Denaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA