Shtresa e tretë e popullsisë, e cilësuar si kategoria më e rrezikuar nga koronavirusi po vaksinohet e para në shtetet ku ka nisur vaksinimi. Por, Indonezia po ndjek një politikë tërësisht ndryshe.

Indonezia ka përgatitur një program vaksinimi masiv falas për të ndaluar përhapjen e virusit.

Në vend të vaksinimit të personave të moshuar në fazën e parë, pas punonjësve të vijës së parë të përballjes me Covid 19, shteti aziatik do të synojë njerëzit që punojnë nga mosha 18 deri në 59 vjeç. Presidenti Joko Widodo, 59 vjeç, ishte personi i parë në vend që mori vaksinën të mërkurën.

Profesor Amin Soebandrio, anëtar në bord që ka këshilluar qeverinë për strategjinë e saj “së pari rinia”, argumenton se ka kuptim të vendosësh përparësi tek njerëzit që punojnë, ata “që dalin nga shtëpia dhe pastaj natën

kthehen në shtëpi te familjet e tyre”. Ne po synojmë ata që ka të ngjarë të përhapin virusin,” ,tha ai për BBC Indonesia. Ai argumenton se kjo qasje do t’i japë vendit mundësi më të mirë për të arritur imunitetin e tufës.

Indonezia, me popullsi prej 270 milion, ka numrin më të lartë të rasteve Covid-19 në Azinë Juglindore.

Sipas të dhënave të qeverisë, rreth 80% e rasteve janë midis popullatës që punon.

Qeveria argumenton gjithashtu se do të ofrojë një mbrojtje për të moshuarit. Imunizimi i anëtarëve që punojnë në një familje do të thotë që ata nuk po sjellin virusin në shtëpinë, ku janë të afërmit e tyre më të vjetër“, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Shumica e të moshuarve në Indonezi jetojnë disa breza në familje dhe izolimi i tyre nga pjesa tjetër e familjes është shpesh i pamundur. Pra, është një përfitim shtesë nga kjo qasje, që duke vaksinuar njerëzit 18-59 vjeç ne gjithashtu po ofrojmë një mbrojtje për të moshuarit me të cilët jetojnë,” tha zëdhënësja.

Top Channel