Spanja po përjeton temperaturat ekstreme deri në -25 gradë celsius, të paktën 7 viktima nga moti i keq

12/01/2021 16:14

Njerëzit në Spanjën qendrore po luftojnë me motin e pazakontë, pasi ngrica të mëdha mbuluan vendin pas borës së madhe të fundjavës.

Të paktën shtatë persona kanë vdekur për shkak të motit, dy viktimat e fundit ishin njerëz të pastrehë në Barcelonë.

Zyrtarët kanë paralajmëruar të moshuarit të qëndrojnë në shtëpi.

Termometri shënoi -25 gradë celsius në Molina de Aragón dhe Teruel, në malet në lindje të Madridit. Kjo është nata më e ftohtë e Spanjës për të paktën 20 vjet.

Bora e madhe, e shkaktuar nga stuhia Filomena është kthyer në akull, duke penguar transportin. Ka qenë një sasi e jashtëzakonshme bore dhe akulli për Spanjën, ku dimrat zakonisht janë mjaft të butë.

Për shkak të temperaturave të pazakonta, spanjollët po e quajnë Molina de Aragón, që ndodhet 197 km në veri-lindje të Madridit, “Siberinë spanjolle”.

Moti i ftohtë parashikohet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Burimi: BBC

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA