Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist ndaj komunitetit hebre në Mançester, dyshohet se përdorën aplikacione të koduara për të siguruar pajisje shpërthyese
Një çift në Kanada janë gjobitur për shkelje të kufizimeve të Covid-19 pasi gruaja u kap duke “nxjerrë për ajrosje” burrin e saj me litar e qafore, njoftonin mediat vendase.
Sipas raportimeve gruaja i tha policisë se po “nxirrte për xhiro qenin e saj” rreth shtëpisë së tyre në qytetin Sherbrooke, në provincën e Quebec.
Në fundjavë kjo provincë vendosi mbylljen gjatë orëve të natës nga ora 20:00 deri në 05:00, por i vetmi përjashtim i lejuar është nxjerrja e qenit në perimetrin afër shtëpisë.
Çifti u pikas nga policia rreth orës 21:00 të shtunën, pak pasi kishin hyrë në fuqi rregullat e reja.
Për t’u justifikuar ata i thanë oficerëve se po ndiqnin rregullat për qentë e shtëpisë, por zëdhënësja e policisë Isabelle Gendron, tha për të përditshmen lokale ‘La Tribune’ se çifti “nuk dëshironte fare të bashkëpunonte me policinë”.
Prandaj ata ishin gjobitur secili me 1,546 dollarë kanadezë ($1,212).
Policia në Quebec thotë se ka lëshuar 750 fletë gjobash për shkelje të rregullave të koronavirusit në javën e parë të mbylljeve.
Dje kryeministri i krahinës François Legault u bëri thirrje rezidentëve të respektojnë rregullat e distancimit social dhe paralajmëroi se gjendja në kryeqytetin e provincës, Montreal është kritike.
Top Channel