Autori Nevaldo Hajdaraj dhe viktima Klodian Rasha

Përpara mbylljes së hetimeve ndaj policit Nevaldo Hajdaraj, familja e Klodian Rashës ka angazhuar një avokat për të monitoruar procesin hetimor në ngarkim të të dyshuarit.

Avokati Sakip Lata ka dorëzuar një kërkesë në minutën e fundit të mbylljes së dosjes dhe dorëzimit të saj në gjykatë.

Një kërkesë sugjerohet dhe insistohet që prokurori i çështjes të administratojë disa kamera sigurie në lagjen ku jetonte Klodian Rasha si dhe të pyeten edhe persona që e njihni edhe viktimën edhe efektivin e policisë.

Kjo kërkesë vjen sipas avokatit mbrojtës për të bindur familjen, nëse kishte apo jo njohje të mëparshme efektivi i policisë, pasi familja ka indicia se të dy ata njiheshin dhe mund të kenë patur edhe konflikte të mëparshme.

Por prokuroria e Tiranës insiston se nuk ka asnjë provë dhe indicia që të dyja palët të njiheshin me njëri-tjetrin. Pavarësisht kësaj, prokurori ka vendosur ta kryejë edhe një verifikim të fundit, për të parë çdo pretendim të mundshëm.

Hetimet pritet të mbyllen Brenda muajit janar, thotë prokuroria dhe Nevaldo Hajdaraj do të shkojë në Gjykatë për vrasje me dashje.

Ndërkohë, është veçuar hetimi për pistoletën që u gjet në një pellg uji, pak orë pasi Klodian Rasha u vra nga një efektiv i Forcave Shqiponja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA