Ivanka Trump po planifikon të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Joe Biden si President i Amerikës, për të shpëtuar karrierën e saj. “Ivanka është e bindur se karriera e saj politike po kërcënohet dhe po bën gjithçka për të shpëtuar reputacionin e saj”, tha një burim i afërt për Daily Mail.
Ky qëndrim i Ivankës nuk është mbështetur aspak nga Donald Trump, të cilit i kanë kthyer shpinën shumë anëtarë të partisë së tij pas sulmeve në Capitol. Sipas burimit, Trump i ka thënë vajzës se “është fyerje vetëm fakti që e mendon të marrë pjesë në të njëjtin vend ku janë mashtruesit, të cilët po përpiqen ta shkatërrojnë. Ky mund të jetë vendimi më i keq që mund të marrë ndonjëherë dhe do ti kushtojë mijëra ndjekës”.
Por Ivanka është e bindur se pjesëmarrja në ceremoninë e inagurimit të Biden do ti ndikojë në mënyrë pozitive në karrierën e saj. Por një tjetër burim tjetër i Shtëpisë së Bardhë ka mohuar planet e Ivanka Trump për të marrë pjesë në inagurimin e Joe Biden si Presidenti i SHBA më 20 Janar.
Top Channel