Zbulohen në fund të detit rrënojat e avionit tragjik indonezian ku gjetën vdekjen 62 njerëz (imazhet)

11/01/2021 16:16

Pas kërkimeve të gjera në detin Java, grupet e zhytësve në Indonezi kanë zbuluar sot ato që dukeshin si mbetjet e avionit të pasagjerëve që u rrëzua të shtunën me 62 njerëz në bord.

Pamjet e misionit të kërkimit tregonin sasi të mëdha mbetjesh të avionit Boeing 737-500 të linjave Sriwijaya Air për të cilin hetuesit thanë se ishte i plotë para se te prekte siperfaqen e detit.

Një çantë shpine fëmijësh shihej mes sendeve të gjetura nga grupet e kërkimit, që besohet se është e avionit që humbi 3500 metra lartësi brenda një minute.

Një personel prej 2,600 vetësh janë përfshirë në përpjekjet e kërkimit me dhjetra barka e helikopterë që kanë mbledhur pjesë trupore, copa të shtrembëruara të avionit apo veshje të pasagjerëve nga një thellësi prej rreth 25 metra.

Hetuesit kanë thënë se deri tani nuk kanë arritur të zbulojnë arsyen përse avioni i prodhuar para 26-vjetësh u rrëzua disa minuta pas ngritjes nga aeroporti i Xhakarta, por thonë se tashmë dinë vendndodhjen e kutive të zeza nga të cilat shpresohet të mësohet çfarë ka ndodhur në detaje.

Kutitë e zeza janë dizenjuar të durojnë në thellësi të mëdha dhe nxehtësi ekstreme, dhe janë të pajisura me një aparat që lëshon sinjal çdo muaj.

FOTO GALERI
1/14
Grupet e zhytësve në Indonezi kanë zbuluar sot ato që dukeshin si mbetjet e avionit të pasagjerëve që u rrëzua të shtunën me 62 njerëz në bord

Top Channel