Sërish dëshpërim për mbështetësit e Trump, rrjeti social ‘Parler’ zhduket nga interneti

11/01/2021 11:05

Rrjeti social “Parler” është zhdukur nga interneti dhe nga aplikacionet e Apple dhe Google pasi gjigantët e teknologjisë vendosën të ndërpresin lidhjen me platformën për shkak të sulmit vdekjeprurës në Capitol.

“Parler” doli jashtë funksioni rreth orës 3 të mëngjesit, sipas orës lokale, pasi Amazon e hoqi platformën nga shërbimi i tij derisa të gjejë një tjetër partner. Thirrjet e suportuesve Donald Trump zgjodhën një alternativë tjetër, por platforma u akuzua nga Apple, Google dhe Amazon se vazhdonte të lejonte mesazhe që nxisnin dhunë.

“Parler” ishte aplikacioni më i shkarkuar nga Apple vetëm një ditë pasi Twitter pezulloi llogarinë e Donald Trump të premten. Ky aplikacion u krijua në vitin 2018 dhe funksiononte thuajse njësoj si Twitter sepse njerëzit krijonin profile dhe mund të ndiqnin njëri-tjetrin dhe të bënin ‘parleys’ si rishpërndarje.

Jo vetëm që përdoruesit e rinj nuk do të jenë në gjendje të gjejnë “Parler” në Google dhe Apple Store, por edhe ata që e kanë shkarkuar tashmë aplikacionin nuk do të mund ta përdorin atë sepse nuk funksionojnë serverat e rrjetit social.

Top Channel