Kryeministri i vendit, Edi Rama konferencën për shtyp të mesditës së sotme ku dha detaje në lidhje me nisjen e vaksinimit të qytetarëve e mbylli me batuta me gazetarët.

Ai ironizoi kundërshtarët e tij duke thënë se do të jetë vaksina e 3 që bën dhe se nuk e dinte se si do të shkonte e duhej të linte amanetet.

“Me lejen tuaj të iki dhe unë të shkoj të lë amanetet se nuk dihet si shkon vaksina se na mbajtët shumë gjatë këtu. Se ka dhe nga ata që thonë se mund të vdesësh në vend. Kështu që t’i marrim këto masa, që më tepër që unë e kam për herë të tretë vaksinën. 2 herë kam shpëtuar, herën e tretë nuk i dihet se çfarë ndodh”, tha Rama.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA