Pamjet ekskluzive/ Përplasje e armatosur në Athinë, vriten një person në gjendje kritike i biri! Dyshohet për përleshje mes bandave shqiptare
11/01/2021 18:32
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, mbrëmjen e sotme.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se ka pasur përplasje të armatosur mes bandave kriminale në vendin e quajtur Ajos Sostis në lagjen Neos Kozmos të Athinës.
Sipas informacioneve të para, ka një viktimë ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë djali i tij. Dyshohet se bëhet fjalë për një sherr mes bandave shqiptare, megjithatë po hetohet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.
Top Channel