“Nuk është Greqia”/ Rama nuk tregon kush dha vaksinat: Në një garë lypësash për vendin e tyre unë jam pretendent për vendin e parë

11/01/2021 11:55

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë ishin sot në Air Albania stadium për të folur mbi procesin e vaksinimit që nis sot dhe planin.

“ Nisim jetësimin e fushatës Shqipëria Buzëqesh. Jam bashkë me Manastirliun e cila do bëjë një prezantim të planit të vaksinimit, sa më takon, po them se ndihem i lehtësuar sepse jo vetëm kemi arritur në kushte jo të lehta 500 mijë doza vaksina, por edhe të të sigurojmë fillimin e vaksinimit para afatit falë marrëdhënieve bilaterale, janë kyçe në këtë proces, ku strategjia dhe drejtimi i Be për tu investuar në skemën e covax ka rezultuar të jetë ende sot një drejtim i papërcaktuar në kohë.

Pavarësisht angazhimit më covax tonin , nëse do të qëndronim në pritje te tyre do ishim akoma duke pritur dhe nuk dihet ende sot se sa do zgjaste kjo pritje Prandaj jemi angazhuar dhe me kanale te tjera , kontaktuam ne New York drejtpërdrejt pfizer të vështira, dhe njëkohësisht kemi hapur 4 kanale të tjera bilaterale, ne 4 vende dhe vaksinimi sot është një marrëveshje me një nga këto vende, që nuk jam i autorizuar ta them sepse ashtu e kërkojnë.
Por meqë është e thenë se ky vend është Greqi ju them që jo, nuk është Greqia. Sot e kemi të siguruara rrugën e vaksinës me doza të parashikuara muaj pas muaji duke filluar nga java e tretë e janarit me pfizer, por qëllimi është që të rrisi ndërkohë kapacitetin vaksinues dukerritur prurjet e pfizer dhe me shprese se shpejti të hapim rrugën për astrazeneca. Dua të shpjegoj se ky është një zhvillim krejt normal ashtu si dhe në BE.
për fat të mirë në gjithë kanalet ku tregtohet pfizer nuk ka negociata me çmimin, ka kanale ku veprohet me këmbim, pra një vend ka nevojë për më shumë doza në x koha, dhe një tjetër garanton që ti sigurojë këto me shkëmbim dhe i kthen ne një kohë të dytë kur ka më shumë, pera si një lloj burse, por ndryshon fati që s’ka lëvizje çmimin.

Ky është një fakt i aftësisë tonë, duke shfrytëzuar kapacitet tona diplomatike. Patjetër është fakt që në një garë lypësash për vendin e tyre unë jam pretendent për vendin e parë”, tha Rama,

Vaksinimi do të nisë sot në orë 15:00.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel