‘Rrezik për nxitjen e dhunës’ – Twitter pezullon përgjithmonë llogarinë e Donald Trump

09/01/2021 07:45

Twitter ka pezulluar përgjithmonë llogarinë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Platforma e medias sociale Twitter fshiu nga llogaria zyrtare postimet e fundit të presidentit. Më parë të premten, Twitter njoftoi se ka pezulluar përgjithmonë llogarinë personale të zotit Trump si rezultat i rrezikut për nxitje të mëtejshme të dhunës.

“Pas një analize të kujdesshme të postimeve të fundit në Tëitter nga llogaria @realDonaldTrump dhe konteksti që lidhet me to, ne kemi pezulluar përgjithmonë llogarinë si rezultat i rrezikut për nxitje të mëtejshme të dhunës,” tha kompania.

Kompania thotë se postimet e presidentit shkelin politikat e Twitter-it kundër “lartësimit të politikave të dhunshme” dhe se dy nga postimet e presidentit kishin “shumë të ngjarë të nxisnin njerëzit të përsërisnin aktet që u panë në Kapitol. Kujtojmë që më herët Twitter pezulloi për 12 orë llogarinë e Trump.

Top Channel