Parashikimi i motit/ Reshje në të gjithë territorin dhe rritje e lehtë temperaturash

09/01/2021 07:27

Sot moti do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje të denduara në të gjithë territorin. Ndërkohë në zonat e thella malore reshje do jenë në formën e dëborës. Gjatë pasdites intensiteti i reshjeve do të jetë më i ulët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 10°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 12°C.

Era do të fryej në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -4°C në 01°C dhe në zonat e ulëta nga -1°C në 04°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës:

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA