Trazirat në SHBA, shkon në 5 bilanci i viktimave/ Humb jetën një nga policët e lënduar në protestë

08/01/2021 08:43

Policia e Kapitolit amerikan konfirmoi vdekjen e një prej oficerëve të tyre të enjten vonë nga dëmtimet e pësuara kur një turmë mbështetësish të Presidentit Donald Trump sulmuan Kapitolin një ditë më parë.

Policia e Kapitolit tha në një deklaratë se oficeri Brian D. Sicknick vdiq rreth orës 21:30. ET të enjten “për shkak të dëmtimeve të marra gjatë kryerjes së detyrës”.

Vdekja po hetohet nga dega e vrasjeve e Departamentit të Policisë Metropolitane DC, Policia e Kapitolit të SHBA dhe partnerët e tyre federalë.

Sicknick është personi i pestë që vdes si rezultat i protestës së të Mërkurës. Një grua u qëllua dhe u vra nga Policia e Kapitolit ndërsa turma mësyu ndërtesën dhe tre të tjerë pësuan urgjenca mjekësore që rezultuan fatale.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel