Studimi/ Vaksinat anti Covid të Pfizer dhe BioNTech duken efektive ndaj varianteve të reja të koronavirusit

08/01/2021 11:49

Vaksina Pfizer Inc dhe BioNTech ndaj COVID-19 duket se funksionon kundër një mutacioni në variantet e reja shumë të transmetueshme të koronavirusit të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, sipas një studimi laboratorik të kryer nga prodhuesi amerikan i barnave.

Mutacioni mund të jetë përgjegjës për një transmetueshmëri më të madhe dhe ka pasur shqetësime se virusi mund t’i shpëtojë antitrupave që krijon vaksina, tha Phil Dormitzer, një nga shkencëtarët kryesorë të vaksinave Pfizer.

Studimi u krye në gjakun e marrë nga njerëzit të cilëve u ishte bërë vaksina. Gjetjet e tij janë të kufizuara, sepse nuk shikon tërësinë e mutacioneve të gjetura në asnjërën prej varianteve të reja të virusit që përhapet me shpejtësi.

Ne kemi testuar 16 mutacione të ndryshme dhe asnjë prej tyre nuk ka pasur ndonjë ndikim të rëndësishëm. Ky është lajmi i mirë”, tha ai.

Megjitahtë, “kjo nuk do të thotë që i 17-ti nuk do të bëjë.

Top Channel