Reshjet e dendura të shiut, rritet niveli i liqenit të Viroit/ Probleme në akset rrugore, përmbyten dhjetëra hektarë tokë

08/01/2021 10:31

Reshjet e shiut vijojnë të paraqesin probleme në disa qytete të vendit tonë.

Reshjet e shiut kanë sjellë probleme edhe në Gjirokastër. Intensiteti i lartë i reshjeve ka sjellë rritjen e nivelit të Liqenit të Viroit që po i afrohet nivelit të rrugës nacionale.

Rruga drejt fshatit Zhulat është e bllokuar, ndërsa raportohen probleme edhe në shumë akse të tjera dytësore.

Si pasojë e reshjeve ka pasur përmbytje në disa dhjetëra hektarë të tokës bujqësore, anës lumit Drino në të gjithë gjatësinë e tij.

Top Channel