Gjyqtarët Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti “kokë më kokë” me vota të barabarta, zgjidhen tre anëtarët më të rinj në KLGJ
Kryeministri Edi Rama së fundmi ka reaguar lidhur me situatën e krijuar me përmbytjet nga reshjet e dendura të shiut.
Rama shkruan se të gjitha strukturat e shtetit janë në gatishmëri të plotë për të kufizuar në maksimum pasojat e reshjeve të dendura.
Sipas tij në kohë të tjera do të kishin marrë përpara krejt pjesën perëndimore të vendit, por falë punës voluminoze të viteve të fundit me infrastrukturën mbrojtëse e kulluese kanë shkaktuar deri më tash dëme minimale.
Postimi i Ramës:
NË KRYE TË DETYRËS – Krah për krah në terren, të gjitha strukturat e shtetit në gatishmëri të plotë për të kufizuar në maksimum pasojat e reshjeve të dendura, që në kohë të tjera do të kishin marrë përpara krejt pjesën perëndimore të vendit, por falë punës voluminoze të viteve të fundit me infrastrukturën mbrojtëse e kulluese, si edhe falë administrimit profesional të kaskadës së Drinit, kanë shkaktuar deri më tash dëme minimale dhe fatmirësisht, jo vetëm s’kanë cënuar asnjë jetë njeriu po kanë prekur fare pak banesa e kanë kufizuar në fare pak raste qarkullimin e këmbësore apo automjeteve.
Top Channel