Pamjet e frikshme/ Rrëshqitjet e dheut në Lezhë rrezikojnë shtëpitë, evakuohen banorët/ Pjerin Ndreu: Presim ndihmë nga Tirana

08/01/2021 14:16

Në Lezhë në lagjen e Spitalit si pasojë e reshjeve të shumta ka patur rrëshkitje të dherave. Banorët e banesave aty pranë janë evakuuar menjëherë pasi situata paraqet rrezikshmëri të lartë.

Për ngjarjen në fjalë foli edhe kreu i bashkisë Pjerin Ndreu i cili tha se situata është mjaft e rënduar: “Situata është e rënduar sidomos në lagjen e Spitalit rrezikojnë dhe banesat poshtë nëse ndërtesa shembet. Presim të vijnë nga Tirana që të bëjnë verifikime dhe të veprohet menjëherë sepse nëse do kemi reshje akoma më shumë situata do përkeqësohet. Primare kemi shpëtimin e jetëve, por kemi shumë zona nën ujë”.

Më herët shërbimet e Qarkullimit Rrugor, Patrullës, SPZ si dhe drejtues të Komisariateve njoftuan se janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e pushtetit Lokal, Bashkitë, me qëllim verifikimin e gjendjes së kalueshmërisë së rrugës, si pasojë e rënies së shirave në qarkun Lezhës.

Si pasojë e shirave në lagjen “Varosh” ka pasur rrëshqitje dheu duke rrezikuar disa banesa,shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me autoritetet vendore, kanë marrë masat e nevojshme për sigurinë e banorëve .

Në Njësinë Administrative Kallmet është përmbytur ura që e lidh fshatin Kallmet ne aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Në Njësinë Administrative Dajç është përmbytur ura që lidh fshatrat e kësaj njësie.
Është dëmtuar “Ura e Gjadrit ” që lidh fshatrat Zojs dhe Grash.

Në fshatin Fushë Gjormë ,Kurbin është përmbytur një banesë. Nga sherbimet e Komisariatit Kurbin janë marrë masat për evakuimin e banorëve.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ju bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA