Jean Rege Page, aktori i serialit Bridgerton mund të jetë James Bondi i ri, këto janë zërat e fundit që kanë mbushur botën e kinematografisë e po bëjnë xhiron e rrjetit, duke e shtuar akoma edhe më shumë kërshërinë për vazhdimin e sagës së agjentit më të famshëm të botës.

Aktori Daniel Craig e ka paralajmëruar se do të heqë dorë nga personazhi që e ngjiti në majat e famës. Media të ndryshme kanë qarkulluar lajmin se roli i James Bond tani do t’i besohet aktorit joshës britanik, Tom Hardy. Megjithatë, flitet se shanset për një radikalizim të plotë të rolit dhe personazhit të 007-tës që prej fillesave të tij, i ka një tjetër aktor që pretendohet se është në krye të listës: Jaen Rege Page.

I lindur në Zimbabwe, po rritur në Londër, Page diskutohet se pasuesi më i mundshëm i Craig-ut. Aktori me ngjyrë vetë u bë i njohur në rolin e Dukës së Hastings-it në serialin Bridgerton.

Top Channel