Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta mes mazhorancës dhe opozitës 19/11 00:00
Kryebashkiaku Erion Veliaj e ka cilësuar hiprokizi deklaratën e Bashës dje ku dënonte dhunën në Uashington, në një kohë ku sipas tij inkurajon dhunën në Tiranë sa herë humbet zgjedhjet.
Veliaj i është drejtuar Bashës përmes një postimi në rrjete sociale, duke u shprehur se demokracia nuk ndërtohet me standarde të dyfishta.
“Është hipokrizi të dënosh dhunën në Uashington dhe të inkurajosh sistematikisht dhunën në Tiranë sa herë humbet zgjedhjet. Demokracia nuk ndërtohet me standarde të dyfishta Luli! Me shpresë këtë humbje të 5-të në 25 Prill e mbyll pa e djegur kryeqytetin”, shkruan Veliaj.
Top Channel