Joe Biden dhe Kamala Harris

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar ditën e sotme presidentin e ri të SHBA-së Joe Biden dhe Zëvendës Presidenten e Zgjedhur, Kamala Harris.

Ajo shprehet se SHBA është një aleat e partner strategjik i Shqipërisë.

“Në emër të LSI kam kënaqësinë të uroj Presidentin e Zgjedhur të SHBA zotin Joe Biden për fitoren e tij dhe Zëvendës Presidenten e Zgjedhur, zonjën Kamala Harris për zgjedhjen e saj, si një arritje historike për gratë në Amerikë dhe një shembull i shkëlqyer për gratë nëpër botë. LSI qëndron dhe mbështet një mjedis kombëtar dhe rajonal që qeveriset nga shteti i së drejtës, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, nga pavarësia dhe profesionalizmi i sistemit të drejtësisë, një ekonomi e tregut të lirë dhe nga një sistem arsimor solid. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri strategjik i Shqipërisë dhe unë pres të punojmë së bashku me Administratën e re për të afruar vendet tona e për realizimin e synimeve të përbashkëta”, shkruan Kryemadhi.

Top Channel