Kongresi amerikan certifikon Joe Biden si President të SHBA/ Trump zotohet për transferim të rregullt të pushtetit te Biden

07/01/2021 10:20

Pas konfirmimit të fitores së Joe Biden nga Kongresi amerikan, presidenti Donald Trump tha se ky vendim përfaqëson, “fundin e mandatit të parë më madhështor në historinë presidenciale amerikane”.

“Edhe pse jam totalisht kundër përfundimit të zgjedhjeve, dhe faktet e mbështesin këtë pretendim, pavarësisht kësaj do të ketë një transferim të rregullt të pushtetit, më 20 janar”, tha Trump përmes një deklarate.

“Gjithmonë, kam thënë se do të vazhdoj të luftoj për të siguruar që të gjitha votat ligjore të numërohen. E ndërsa kjo përfaqëson fundin e mandatit të parë më madhështor në historinë presidenciale, është vetëm fillimi i luftës sonë për ta bërë Amerikën sërish Madhështore”, tha Trump.

Numërimi i tre votave elektorale të Vermontit vendosi Biden dhe Zëvendës Presidentin e zgjedhur Kamala Harris mbi pragun e nevojshëm për të fituar presidencën.

Senati dhe Dhoma refuzuan kundërshtimet për të hedhur votat elektorale të Georgia dhe Pennsylvania për Biden. Republikanët gjithashtu kundërshtuan votat elektorale të Arizonës, Nevadës dhe Miçiganit, por mocionet dështuan para se të mbërrinin në debat.

Certifikimi vjen pasi protestuesit e Pro-Trump sulmuan Kapitolin e SHBA të mërkurën më herët.

Seanca e përbashkët e Kongresit, e cila normalisht është një hap ceremonial, u ndal për disa orë kur protestuesit mësynë Kapitolin.

Procedimet rifilluan rreth orës 20:00. ET me Nënkryetarin Mike Pence, duke sjellë sërish në rregull seancën e Senatit.

“Le të kthehemi në punë,” tha Pence.

Top Channel