Vrasja, pas kërcënimeve/ Familja e vrasësit: Na kërkojnë të na marrin edhe shtëpinë

06/01/2021 15:10

Familja e Përparim Telës, personit i cili në 31 dhjetori ekzekutoi dy motra në zonën e Astirit, vijon të ndihet e kërcënuar.

Ata thonë se përveç kërcënimeve që kanë marrë pas vrasjes që kreu Përparimi, kërcënimet të tjera kanë pasur edhe me herët për çështjen e shtëpisë së tyre. Kristo Tela, djali i autorit të vrasjes, tregon mesazhet që kanë ardhur nga njëri prej vëllait të viktimave, Gëzim Metanit.

“Do të të gjej kudo që të jesh… Kemi pasur shumë kërcënime për çështje pasurie. Behet fjale për shtëpinë ku jetojmë ne”.

Në frikë, tashmë ndihet edhe bashkëshortja e Përparimit, Vjollca Tela, e cila thotë se kanë pasur kërcënime të vazhdueshme, pas vrasjes, pavarësisht marrëdhënieve të mira që ka pasur me viktimat dhe familjarët e tyre.

“Ndihem e kërcënuar. Ka pasur mesazhe nga Bashkim Metani dhe Gëzim Metani”.

Vjollca Tela, po ashtu shton se bashkëshorti i saj Përparimi, ka pasur marrëdhënie të mira, me vëllezërit e viktimave.

“Ja shikoje, është burri im me Gëzim Metanin, pasi ai do fejonte gocën në Greqi dhe me thotë që do shkoj. Unë ndenja në Shqipëri. I kam të gjitha fotot”.

Ndërkaq, Kristo Tela, djali i Përparimit, tregon një video, tre ditë përpara se të ndodhte krimi makabër, duke festuar në shtëpinë e Zhanetës së bashku me Kristinën, e cila emrin e saj të lindjes e ka pasur Vera.

“Ja tek jam unë në datë 28 dhjetor, duke festuar në shtëpinë e tyre. Ato kishin mbetur edhe pa lek dhe kanë vdekur me cigaret e fundit që u kam blerë unë”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel