Midtjylland përballet me Egnatian, Tullberg: Kemi respektin më të madh, por do përqendrohemi te loja jonë 14/10 18:46
Tottenham është skuadra e parë finaliste e Carabao Cup, pasi triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Brentford dhe tani mbetet në pritje për të mësuar kundërshtarin në finale, që do të dalë nesër nga derbi i Manchesterit, United-City.
Trajneri i Spurs-ave, Jose Mourinho nuk kurseu asnjë prej titullarëve në gjysmëfinalen e sotme, ndërsa sfida u zhbllokua nga mesfushori Sissoko në minutën e 12′, pas një asisti të mbrojtësit spanjoll Reguilon.
Në minutën e 70′ ishte sulmuesi koreano-jugor Hueng Min Son ai që shënoi edhe golin e dytë, duke vulosur kalimin për në finale, ndërsa minutat e fundit Brentford i luajti me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të Dasilvas.
Top Channel