“Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë”/ Rama: Ju që merreni me asimetrinë e hundës time, kjo shenja është nga tentativa për të më hequr nga faqja e dheut
Sot kryeministri Rama bëri një vizitë në Stamboll ku u prit nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan.
Kjo vizitë ka shkaktuar reagime dhe debate të ashpra në vendin tonë. Kjo është tema e diskutimit në Open në Top Channel. Një debat i ashpër u zhvillua mes juristit Plarent Ndreca dhe gazetarit Enton Abilekaj. Debati filloi kur Ndreca i tha Abilekajt se ai tregoi fakte të pavërteta.
Pjesë nga debati:
Abilekaj: BE i dha 500 mijë vaksina Kosovës. Të gjitha falas. Por BE nuk u jep vasalëve vaksina.
Ndreca: Është qesharake të thuash si argument fjalën vassal.
Abilekaj: Kritikoi BE-në nga Turqia.
Ndreca: BE e kritikojnë edhe vende anëtare të BE-së. Nuk janë thashethemet e gazetarisë fakte. Me trego një vendim që është fakt.
Abilekaj: Ta nisa padinë që të është bërë. Je i paditur.
Ndreca: Padia ndryshon nga vendimi gjyqësor.
Top Channel