Takimi Rama-Erdogan/ Gjekmarkaj: Turqia përdor Shqipërinë për presion ndaj Bashkimit Europian

06/01/2021 23:08

Sot kryeministri Rama bëri një vizitë në Stamboll ku u prit nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan.

Kjo vizitë ka shkaktuar reagime dhe debate të ashpra në vendin tonë.

Kjo është tema e diskutimit në Open në Top Channel. Analisti Agron Gjekmarkaj hodhi kritika ndaj kësaj vizite të Ramës, ku sipas tij Ramës i duhet një mbështetje kur nuk e ka këtë nga perëndimi.

“Rama ka shkuar është sorollatur 2-3 ditë në Berlin, piu birra por nuk u takua dot as me Merkel dhe as me Macron. Shkon mirë dhe pritet me lavde në Turqi. Turqia po përdor Shqipërinë, për t’i bërë presion BE-së. Erdogan po përdor Ballkanin për t’i bërë presion Bashkimit Europian. Edhe Rama ka nevojë për një gji tashmë në prag fushate, por shqiptarët e kanë ndarë mendjen”, tha Gjekmarkaj.

 

 

 

 

 

 

Top Channel